Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje para mediave nuk ka përjashtuar mundësinë për takime të tjera me partitë lidhur me formimin e Qeverisë.

Ajo po ashtu ka thënë se opozita nuk mundet ta bëjë e vetme Qeverinë përvec VV-së, e cila po ashtu u shpreh se nëse nuk mundet as partia e saj, atëherë shkohet në zgjedhje.

“Deri në seancën konstutive janë edhe shtatë ditë, pra deri më 15 prill natyrisht nuk e përjashtojë mundësinë që brenda këtyre shtatë ditëve do të ketë veprime të tjera, do të ketë përpjekje të tjera për takime. Prandaj kryeministri Kurti, kryetari Kurti ka ftuar për takim LDK-në, për nesër apo pasnesër, me sa kam parë letrën janë dy ditë, në disa orare që janë propozuar, pra qëllimi është konstituimi i Kuvendit duke e pasur parasysh që kuvendi nuk është pa u zgjedhur kryetari dhe të gjithë nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo që dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti e qeveria e ardhshme së shpejti do të bëhet”, ka thënë Haxhiu.

“Ne po presim që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, ju e dini që Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita si e vetme, prandaj duke qenë kështu ose e bëjmë Qeverinë ose shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar ajo para mediave.