Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Fushë-Kosovë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari – ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për “Vrasje në tentativë” dhe është dërguar në mbajtje.
Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë.