Policia e Kosovës ka ndaluar në Viti një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohet nga i dyshuari mashkulli kosovar.
Gjatë kontrollit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
‘‘KONTRABANDË ME MALLRA
Fshat Mjak, Komuna e Vitisë, 09 prill 2025- 19:00- Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive. Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK-ja.