Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës, për një sërë projektesh.
Njëri nga ta është edhe asfaltimi i disa rrugëve në qytet dhe ndërtimi i urës mbi lumin Llap, rrugë lidhëse me rrugën nacionale N25 – Podujevë.
”-Rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugëve në qytet: “Bahri Fazliu”, “Agron Rrahmani”, “Ali Ajeti”, “19 Qershori” dhe “Bedri Bajrami”, me gjatësi totale prej 1,770 metrash, si dhe ndërtimi i urës mbi lumin Llap, rrugë lidhëse me rrugën nacionale N25 – Podujevë, me vlerë prej 1,434,000 euro”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
/Llapi.info/