janë bërë vjedhjet, sidomos ato në markete, që po shkaktojnë ankth, pasiguri e humbje për bizneset. Të dyshuarit shpeshherë arrijnë që të shpëtojnë nga prangat e Policisë, por ka raste kur kapen ose përmes kamerave, ose nga punëtorët e sigurimit.
Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka thyer derën e një marketi dhe ka marrë sendet brenda.
Gazeta Sinjali mëson se ai është kapur në flagrancë pas denoncimit të rastit, duke mos u larguar shumë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për E.M, (rreth 17 vjeçar), ku pas arrestimit ai është shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast tek ai janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat më pas janë sekuestruar dhe i janë kthyer ankuesit – shefit të sigurimit të brendshëm të marketit në fjalë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I mituri është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Graçanicë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.