Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Bardhyl Çaushi” në Gjakovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga policia.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar drejtori i PK-së për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Është një plagosje. Rasti ka ndodhur tek ish-gjykata. Viktima është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është në arrati, por është identifikuar. I plagosuri po trajtohet në spital”, ka deklaruar ai.

Sipas policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetën dhe se po trajtohet në spital