Tre vëllezërit që u rrahën mes vete për ta vozitur veturën janë Ilaz Hasani, Haki Hasani dhe Jakup Hasani.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:45, në rrugën “Abdylselam Ahmeti” në Ferizaj.

Incidenti, siç mëson Sinjali ka nisur kur Ilazi e ka goditur me gurë, Hakin, e më pas Hakia dhe Jakupi, sëbashku janë futur në dhomën e Ilazit dhe e kanë sulmuar atë me grushte, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti, duke akuzuar njëri-tjetrin për sulm.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tre vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Lëndim i lehtë trupor – dhunë në familje” dhe caktimin e masës së ndalimit për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.