NJOFTIM – edhe të shtunën mund të aplikoni në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë edhe gjatë ditës së shtunë do të punojnë nga ora 09:00 deri në 16:00, në mënyrë që t’ju ofrohet mundësia të gjithë fermerëve të interesuar për të aplikuar në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione.

Aplikimi bëhet në objektin e vjetër të komunës në zyret numër 18 dhe 19.

11.04.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim