Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ia ka marrë një vajzes katër pistoleta dhe katër kuti me municone.

Siç thuhet në njoftimin 24 orësh, vajza i kishte armët me leje, ndërsa i dyshuari është në kërkim.

“Rr. Shaban Grosha, Pejë / 13.04.2025 – 20:17. Lidhur me rastin e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar ndodhet në kërkim policor pasi i njëjti dyshohet se ankueses femër kosovare ia kishte marrë katër pistoleta dhe katër kuti municione të cilat ankuesja i kishte me leje po ashtu të njëjtën e kishte kanosur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.