Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur dje në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, ku ka mbetur i vdekur një person.

Personi që ka humbur jetën nga ky aksident është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.

Varrimi i 30-vjeçarit do të bëhet sot në varrezat e Lagjes Berisha Greme, pas namazit të ikindisë.

Njoftim i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot bëhet varrimi i djalit tonë i cili ka ndërruar jetë dje aksidentalisht Leonard ( Avni ) Avdyli, varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë 21.04.2025 pas ikindisë ora 17:00 në Lagjën Berishë Greme.