Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar dje në fshatin Dumnicë të Podujevës pasi janë përleshur mes vete.
Gjatë këtij incidenti dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit, ndërsa njoftoi se kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja.
“Fsh. Dumnicë, Podujevë 25.04.2025 – 19:29. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.