Qytetarët në Komunën e Podujevës përveq që nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit, ata edhe i nxjerrin shtyllat e shenjave nga vendi i tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” përballë objektit të Komunës së Podujevës.

Në foton e cila ka arritur në redaksi të portalit Llapi.info shihet se shtylla e cila mbanë dy shenjat e lajmërimit, vendkalimin për këmbësor dhe shenjën që tregon drejtimin e stacionit policor, është hequr nga vendi dhe është mbështetur për një pemë.

Mbështetja e shtyllës për pemë ka bërë që këto dy shenja të lajmërimit të tregojnë të kundërtën e asaj që është në të vërtet./Llapi.info