Një delegacion i përfaqësuesve të lartë komunal nga Austria ka vizituar sot Komunën e Podujevës, njofton Zyra për Informim në Komunën e Podujevës, përcjell Llapi.info.

Në takim me nënkryetarin e komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, delegacioni austriak i përbërë nga Karl Grammantisch, kryetar i Lasse, njëherësh përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Austrisë dhe Ëolfgang Grossruck, ish – kryetar i Parlamentit të Asamblesë së OSBE dhe ish- kryetar i Grieskrichen, u informuan nga afër me rezultatet e qeverisjes komunale në Podujevë dhe projektet zhvillimore.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit të komunës së Podujevës me komunat austriake, si dhe për rolin e komunës në zhvillimin ekonomik lokal dhe bashkëpunimin me akterët lokalë.

Gjithashtu, u theksua se takimet si ky do të shërbejnë për një fokusim të ri në bashkëpunimin e ndërsjellë në zhvillimin ekonomik dhe social.

Në takim ishte i pranishëm edhe Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe Gunther Fehlinger, kryetar i Odës Ekonomike Austriake në Kosovë./Llapi.info