Ish-kryetari i degës së AAK-së në Podujevë, Ismet Abdullahu, një pjesë tjetër e kryesisë dhe një numër i konsiderueshëm i aktivistëve të AAK-së kanë aderuar para pak çastesh në Partinë Demokratike të Kosovës- dega në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në një ceremoni që u mbajtë në selinë e PDK-së në Podujevë, Ismet Abudallu ka pranuar librezën e antarësisë së PDK-së së bashku me të aderuarit e tjerë të rinjë.

Ismet Abdullahu, tash anëtar i PDK-së, tha se qëllimi i aderimit në PDK ka qenë që të ndryshohet Podujeva, duke shprehur bindjen se tash fitorja është e tyre.

“Ne deri tani kemi zhvilluar aktivitete brenda AAK-së. Që nga sot do të jemi pjesë e PDK-së. Qëllimi që na ka shty është që Podujeva ka nevojë për ndryshime. Është koha të mendojmë për qytetarin llapjnë. Prandaj, kemi vendosur që t’i bashkangjitemi një subjekti ma të fortë se na, ma të madhë se na, një subjet ku kemi miqë dhe shokë, një subjekt ku na bashkon një qëllim i përbashkët”, ka thënë Abdullahu.

Ai u shpreh i sigurt se fitorja tani është në duart e tyre, siç u shpreh i sigurt edhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, i cili tha se me këtë strukturë s’ka kush që na mund.

Llapi.info u sjell momentin kur Ismet Abdullahu pranon librezën e antarësisë së PDK-së.

Ndërsa, më vonë do të publikohen i gjithë fjalimi i Ismet Abdullahut, fjalimi i kryetarit të degës së PDK-së, Muhamet Latifi dhe fjalimi i sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, Basri Musmurati./Llapi.info