Aderimi i sotëm i kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë në PDK ka bërë që kjo e fundit të mendoj për fitore në zgjedhjet e ardhshmë lokale në Podujevë. Një gjë të tillë për Llapi.info e ka thënë këshilltari komunal nga rradhët e PDK-së, Flakron Gashi.

Ai në një prononcim për Llapi.info ka bërë të ditur personat që sot aderuan nga AAK-ja në PDK.

“Komplet kryesia e degës së AAK-së në Podujevë në krye me kryetarin Ismet Abdullahu kanë kaluar në PDK. Gjithashtu pjesë e këtij aderimi janë edhe përfaqësuesi i strukturave të të rinjëve të AAK-së në Podujevë, Armend Mustafa dhe përfaqësuesja e gruas së AAK-së në Podujevë, Adelina Durmishi, po ashtu edhe shumica e nëndegëve”, ka bërë të ditur Gashi.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Ismet Abdullahu ka qenë edhe anëtar i kryesisë së AAK-së në qendër, si dhe Lutfi Rexhepi i vetmi asambleist në Kuvendin Komunal të Podujevës nga radhët e AAK-së, tani e tutje do ti bashkangjitet grupit të asambleistëve të PDK-së.

Gashi ka përmendur se aderimi i sotëm nuk ka qenë i rastësishëm, por ka ardhur si rezultat i punës së PDK-së.

“Ky aderim nuk ka ndodhur si rastësi, por si përkushtim i deputetit të Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Latif Gashi, që të bisedoj dhe ofroj alternativa të mira qeverisëse për komunën e Podujevës dhe si rezultat i kësaj ka rritur edhe deri te marrëveshja me strukturat udhëheqëse të AAK-së në Podujevë”.

“Kjo dëshmon se Partia Demokratike – dega në Podujevë është e përkushtuar të mbledhe në radhët e veta njerëz me kontribute në periudha të ndryshme kohore, dhe është e hapur për të gjithë duke u’a njohur dhe respektuar aktivitetin politik në partit pjesë e së cilave kanë qenë”, ka shtuar Gashi për Llapi.info.

Gashi në fund ka thënë se aderimi i AAK-së në PDK dëshmon se PDK është duke ecur me hapa të sigurt drejt fitores ne zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Kjo dëshmon se ne si parti do të kemi përfaqësim edhe me të gjerë në teren, respektivisht një program edhe me të kompletura si alternativë me e mirë qeverisëse”, ka thënë Gashi./Llapi.info