Sulmuesi i KF. “Llapi”, Enis Zabërgja, i është gëzuar barazimit dhe fitimit të një pike në Gjilan, kundër KF. “Drita”.

Ai në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar “Pak fjalë e pikë shumë”.

KF. “Llapi” ishte në disavantazh në ndeshjen që zhvilloi dje si mysafir ndaj KF. “Drita”. Por, në pjesën e dytë llapjanët e përmbysën rezultatin në 2 me 2.

KF. “Llapi” gjendet në pozitën e dytë me 27 pikë, dy pikë më pak se lideri Feronikeli nga Drenasi./Llapi.info