Trajneri i KF. “Llapi”, Tahir Batatina ka mbetur i kënaqur me rezultatin që KF. “Llapi” arriti dje në ndeshjen ndaj KF. “Drita”. Llapi arriti që ta përmbysë rezultatin nga 2:0 në 2:2.

“Është një taktik e imja që në fillim ta analizojë lojën e kundërshtarit. I pamë pikat e forta dhe të dobëta të Dritës, kurse në pjesën e dytë e keni parë një ekip krejt tjetër të Llapit. Nuk po pësojmë si mysafir, jemi në gjendje ta kthejmë rezultatin, nuk mposhtemi dhe kjo tregon më së miri se çfarë karakteri ka skuadra e Llapit dhe jemi në gjendje që të ‘luftojmë’ për titullin e kampionit”, ka thënë Batatina, për ‘Supersport Kosova’, transmeton Llapi.info.

Ai shtoi se skuadra e tij është e gatshme edhe për arenën ndërkombëtare.

“Kemi një organizim shumë të mirë në klub. Llapi është i gatshëm për Evropë. Kemi punuar tash e një vit edhe në infrastrukturë, ku do ta ndërtojmë një stadium me 7 mijë ulëse, ashtu siç e meritojnë qytetarët llapjanë”, përfundoi Tahir Batatina. Skuadra e tij ndodhet e dyta në tabelë me 27 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli (29)./Llapi.info