Ish-drejtori i shkollës “Sami Frashëri” në Zhiti, Xhavit Dema, është emëruar ushtrues detyre në shkollën fillore “Enver Maloku” në qytet. Shkak për këtë është bërë një problem i vjetër, pasi komuniteti në Zhiti nuk e pranonte Demën për drejtor shkolle, ku mësonin fëmijët e tyre.

Zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit, herë kanë thënë se e kanë sjellë nga Zhitia në qytet për shkak të një problemi, e herë për shkak të menaxhimit jo të mirë.

Ndërsa, vetë Xhavit Dema, thotë të jetë tejkaluar më herët problemi që kishte pasur në fillim me komunitetin e Zhitisë, shkruan sot Koha Ditore.
“Xhavit Dema është zgjedh ushtrues detyre i drejtorit të shkollës ‘Enver Maloku’ deri në konkurs të rregullt. Atje (në shkollën e Zhitisë) është zgjedhur një drejtor i ri, prapë ushtrues detyre”, ka thënë drejtori i Arsimit, Avni Maloku, i cili para se të zgjidhej në këtë pozitë ishte drejtor i SHF “Enver Maloku”.

Kur është pyetur përse është bërë kjo rokadë me drejtorë të shkollave, Maloku ka thënë se këta drejtorë kanë qenë pa mandat…,shkruan Koha Ditore.