Organizatat humanitare kanë qenë ato të cilat janë akuzuar për ekstremizëm dhe terrorizëm të dhunshëm në Kosovë nga disa imam të Podujevës. Por, përfaqësues të disa OJQ-ve u kundërpërgjigjën duke thënë se nuk mund të lidhet gjithçka me shoqatat humanitare.
Idriz Bilalli, imam në xhamin “Met Podujeva” në Podujevë ka akuzuar organizatat humanitare, që sipas tij, ato dhe fondet e tyre financiare kanë qenë shtytësi kryesor i këtyre aktiviteteve.
“Unë mendoj se këto celula te na në Kosovë kanë ardh përmes organizatave humanitare, të cilat janë mshef nën petkun e humanitetit pas luftës në Kosovë, dhe e kanë gjet një teren të përshatshëm, mungesa e institucioneve, ligjeve d.m.th moskonsolidimi i shtetit. Thjeshtë e kanë shfytëzu në mënyrë profite edhe gjendjen jo të mirë sociale në vençanti të rinjëve tanë. Me miliona janë derdhur për këto aktivitete dhe këto fonde financiare kanë qenë shtytësi kryesor i këtyre aktiviteteve”, ka thënë Bilalli, duke shtuar se xhematin e tyre e kanë mbajtur me ligjerata në vijën e sigurisë së vendit.
Akuza për organizatat humanitare kanë ardhur edhe nga imami i xhamisë në fshatin Batllavë, Islam Hasani, duke thënë se vet ne i kemi favorizuar këto organizata.
“S’kam pas rast asnjëherë që asnjë udhëheqës i organizatave humanitare të na ndihmojë, qoftë me ndonjë fletore për nxënësit dhe xhematin tonë. Qëllimi final i tyre ka qenë: kanë ardh në Kosovë dhe kanë hyrë sikur ne jemi ata që mund të bëjmë diçka edhe pa ndikimin e juaj. Pas luftës në Llap ka ardh era shkrum, por era pare dhe rrogë nuk ka ardhur. BIK dhe ne si punëtor të BIK-ut nuk jemi të regjistruar në Kosovë, nuk kemi status ligjor, krahas kësaj edhe i kemi favorizuar këta”, ka thënë Hasani.
Ndërsa, Mustaf Emini, imam i xhamisë në fshatin Bollopojë, ka përmendur kërcënimet që ka marrë nga persona të caktuar.
“Unë vetë kam pasur kërcënim nga këta persona për largim nga puna ose likfidim nga jeta duke me shkelur me kerr. Në fshatin Bollopojë ka qenë një person i cili i merrte nxanësat dhe i mësonte në xhami për këto gjëra. Unë vet nuk e kam lënë duke i thënë që unë jam zot shtëpie në këtë xhami. Ata persona që po i marrin dhe po i mësojnë nxanësat janë pa shkollë”, ka thënë Emini.
Nga ana tjetër, me imam nuk janë pajtuar përfaqësues të OJQ-ve, duke thënë se nuk mund të lidhet gjithçka me shoqatat.
Jetmir Rrahmani, përfaqësues i OJQ-së ”Devotshmëria” në Podujevë ka thënë se nuk kemi argument se gjithçka lidhet me shoqata, duke përmendur një rast kur vet imam Idriz Bilalli ka qenë kordinator i organizimit të një kursi nga një organizatë e finanicuar nga Elharamein.
“Unë fillimisht kur kom fillu me u fal dhe mësimet e para i kam mar këtu në një kurs në Podujevë nën financimin e Elharameinit që u kanë nën organizimin e xhamisë “Met Podujevë” ktu në Podujevë. D.m.th. Idrizi është kanë si kordinator i tina dhe kjo nuk është argument se gjithçka lidhet me shoqatat, se edhe kryetari unë e njoh që herët kur ka punu në një shoqatë dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, sot kam kontakte të mira me të”, ka thënë Rrahmani.
Ai ka thënë se është mirë që të qiten emrat dhe mbiemrat dhe jo të përfshihen të gjithë edhe ata që vetëm e kanë pamjen sikur ata edhe nëse nuk janë fajtor./Llapi.info