Këshilltari i Kuvendit Komunal të Podujevës nga rradhët e AAK-së ka kaluar sot në grupin e këshilltarëve të PDK-së. Lajmin për kalimin e tij në PDK e ka bërë të ditur vet Rexhepi në mbledhjen e sotme të KK.

Sipas tij, kalimi i tij nga AAK në PDK ka ardhur si rezultat i aderimit ditë më parë të strukturave të AAK-së në PDK.

“Ditë më parë strukutrat politike të AAK-së në Podujevë kanë marrë një vendim që të shuajnë aktivitetet e tyre të AAK-së në Podujevë dhe u janë bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës. Kështuqë, rrjedhimisht edhe unë si pjesë e asaj strukture duke i respektuar vendimet e kolegëve të mi deklaroi që nga sot i bashkangjitem grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, Mrika Thaçi, këshilltare e pavarur në KK të Podujevës tha se Rexhepi vetëm se e liroi aleancën, pasi sipas saj, ai e kishte ngulfatur kogja shumë atë.

Ajo duke u thirrur në procesverbalin e mbledhjes së datës 21 shkurt 2014, citoj fjalët e Lutfi Rexhepit.

“Zonja Thaçi e shfyrtëzoj të drejtën e saj ligjore që mandatin e vet e trajtoj si të pavarur. Mirëpo, në fakt veprimi i cekur e zbeh përfaqësimin në kuvend, por nuk e zbeh forcën politike të aleancës, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ka marr 9 për qind të votave të elektortatit të komunës së Podujevës. Unë në cilësin e bartit të listës kam 3153 vota dhe nëse zonja Mrikë Thaçi i bartë votat e veta, votat e mija nuk mund t’i bartë”, ka cituar Thaçi.

“Zoti Rexhepi edhe nëse i bartë 3153 vota aty ku ke shku, falë të qofshin. Po jo që e ke zbeh aleancën por përkundrazi e ke liru se qe besa e pate ngulfatur kogja shumë”, ka thënë Thaçi./Llapi.info