Vendin e ish-këshilltarit komunal të LDK-së në Podujevë, Afrim Shabanit, e ka zënë Ruzhdi Fazliu. Fazliu është emëruar këshilltari më i ri komunal i LDK-së pas dorëheqjes së Afrim Shabanit, pasi pozitat e këtij të fundit përbënin konflikt interesi.

Fazliu u zotua se detyrën e tij do ta kryej me nder dhe besnikri.

“Unë Ruzhdi Fazliu, betohem se do ta kryej me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegjie dhe sipas ligjit-detyrat, dhe do t’i ushtroj detyrat e mija si këshilltar i Komunës së Podujevës në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira të jetesës për të gjithë”, ishte betimi i Fazliut bërë dje në KK të Podujevës.

Afrim Shabani, në vend të të cilit erdhi Ruzhdi Fazliu, mbate tre pozita, atë të këshilltarit komunal nga rradhët e LDK-së, anëtarit të Komisioni Verifikues të Kuvendit, si dhe ushtruesit të detyrës së drejtori të QKMF-së, pozitë të cilën tash e mbanë.

Përveç dorëheqjes së pozitës së këshilltarit komunal, Shabani është tërhequr edhe nga pozita e anëtarit të Komsionit Verifikues të Kuvendit. Për këtë grupi këshilltar i LDK-së propozoi Fahri Blakçorin si anëtar të kësij komisioni, komision ky i cili përbëhet edhe nga Flakron Gashi (PDK) dhe Haki Rudari(LVV)./Llapi.info