Policia e Stacionit të Podujevës është “rahatuar” në pemën e cila gjendet në parkun e qytetit të Podujevës. Të paktën kështu thotë shenja lajmëruese e komunikacionit e mbështetur për pemë. Mirëpo, përveç policisë, “rahatinë” në pemë e ka gjetur edhe vendkalimi i këmbësorëve.
Ditë më parë, Llapi.info kishte raportuar për heqjen e shtyllës së shenjës së komunkacionit nga vendi ku duhej të ishte, me ç’rast shenjat lajmëruese tregonin të kundërtën. Në këtë aspekt, asgjë nuk është ndërmarrë.
Shenja jo që nuk është vendosur në vendin e saj të duhur, por kësaj here ajo është mbështetur për një pemë./Llapi.info