Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, sot ka bërë përurimin e dy urave të ndërtuara mbi Lumin Llap. Njëra urë ishte afër stacionit të Autobusëve në Podujevë, ndërsa tjetra në rrugën që lidh fshatrat Letanc dhe Peran.

Me rastin e përurimit të urës në afërsi të Stacionit të Autobusëve, Veliu tha se kjo është ura më e madhe që është ndërtuar këto vitet e fundit e cila ka ardhur si rezultat i nevojave të banorëve.

“Ka pas nevojë për një urë, sepse ka qenë një urë e vjetruar prej druri e kohës së kaluar dhe ka qenë një urë e cila nuk i ka plotësuar kërkesat e banorëve. Është ura më e madhe që është ndërtuar këto kohët e fundit dhe gjatë këtij viteve kemi arrit t’i ndërtojmë shtatë ura, vitin e kaluar kemi ndërtuar pesë ura. Planifikojmë që vitin e ardhshëm të ndërtojmë ura në disa lokalitete ku është nevoja”, ka thënë Veliu.

Ai tregoi se kostoja për ndërtimin e kësaj urës kap vlerën afër 40 mijë euro, derisa ura tjetër e përuruar në fshatin Letanc kap vlerën afër 30 mijë euro./Llapi.info

20151204_112201