Kryesia e Degës së LDK-së në Podujevë, në mbledhjen e rregullt, që është kryesuar nga Kryetari, Agim Veliu, duke shqyrtuar aktualitetin politik në vend, i ka dhënë mbështetje të plotë angazhimit të kryeministrit Isa Mustafa që zgjidhja të arrihet përmes dialogut politik, njofton Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Podujevë.

Në takim u tha se Dega e LDK-së në Podujevë, në vazhdimësi është mbajtur e informuar me procesin dhe zhvillimet e fundit politike në vend, dhe vlerëson se veprimet të cilat ka zgjedhur opozita për shprehje të pakënaqësisë janë të gabuara dhe si të tilla po e dëmtojnë imazhin dhe demokracinë e vendit tonë.

Dega e LDK-së në Podujevë i jep mbështetje të plotë kryeministrit Isa Mustafa në udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës në proceset e rëndësishme në të cilat po kalon vendi, gjë e cila u vlerësua lartë edhe nga Sekretari Amerikan i shtetit John Kerry

Kryesia e Degës së LDK-së në Podujevë përshëndet ftesën zyrtare që Kryeministi Mustafa u ka dërguar të gjithë liderëve të partive politike parlamentare për debat, si mundësi e vetme për gjetjen e zgjidhjes.

Në mbledhje, gjithashtu u bisedua për reformën e administratës partiake dhe procesin zgjedhor në Forum Rinor./Llapi.info