Në bashkëpunim më disa donatorë të tjerë, Labinot Tahiri ka mundësuar ndërtimin e një shtëpie për një familje të varfër në Podujevë.
Ai e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku edhe ka shkruar emrat e donatorëve dhe ka treguar për kontributin e tyre.
“Mos harroni një gjë,,,është tepër e rëndë të ndërtohet një shtëpi duke lobuar, por ia dolem.” Ka shkruar Labi në facebook.
Ai përmes këtij postimi u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi t’i ndihmojnë kësaj familje me veshmbathje apo edhe me gjëra tjera materiale./Llapi.info