Komunarët e Podujevës kanë shpenzuar rreth 40 mijë euro për vendime gjyqësore dhe pagesa të tjera të dhunshme për nëntë muaj të këtij viti.

Sipas raportit financiar janar – shtator, Komuna e Podujevës ka harxhuar 25 mijë e 615 euro për “Shpenzime-vendimet e gjykatave”, 4 mijë e 23 euro të tjera për “Pagesa-vendime gjyqësore” dhe 7 mijë e 633 euro për “Pagesa-neni 39.2 LMFPP”, që gjithsej bëjnë 37 mijë e 671 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët komunalë, keq nuk i kanë lënë as me shpenzimet për automjetet zyrtare. Sipas raportit financiar nëntëmujor, janë 76 mijë e 412 euro që komunarët i kanë shpenzuar për këtë kategori ekonomike. Prej tyre 58 mijë e 291 euro i kanë harxhuar për karburante për vetura, pastaj 4 mijë e 792 euro për regjistrimin e automjeteve, 8 mijë e 9 euro për sigurimin e tyre dhe 5 mijë e 317 euro për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve…, Koha Ditore.