Me homazhe dhe vendosje të luleve është nderuar profesori dhe ish-këshilltari komunal i Komunës së Podujevës nga rradhët e LDK-së, Qefser Sadiku, cili ndërroi jetë më 8 dhjetor 2013. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur Zyra për Informim e Komunës së Podujevës.

Homazhe pranë varrit të tij bëri një delegacion nga Komuna e Podujevës, i cili udhëhiqej nga nënkryetari i komunës, Nexhmi Rudari dhe Mehmet Gashi, Kryesues i Kuvendit.

Nënkryetari Rudari, vdekjen e hershme të profesor Qefser Sadikut e konsideroi si një humbje të madhe për familjen, arsimin llapjan, Kuvendin i Komunal dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në Podujevë.

I ndjeri Qefser Sadiku, ishte profesor i matematikës në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Ai ishte këshilltar i Kuvendit në dy mandate, në mandatin e fundit ishte edhe Shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së. Ai, po ashtu ishte edhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë./Llapi.info