10 familje të Personave me Aftësi të Kufizuara nga Podujeva janë ndihmuar sot me nga 100 euro. Këto ndihma kanë ardhur si rezultat i një aksion humanitar që është organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kolegjit “Mehmet Akif” në bashkëpunim me Qendrën “HandiKos” në Podujevë.
Lajmin për portalin Llapi.info e kanë bërë të ditur zyrtar të Qendrës “HandiKos” në Podujevë./Llapi.info