Dy vëllëzër dhe një grua shtatëzënë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në fshatin Peran të Podujevës. Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjentë në Podujevë.
Sipas mjekut, dy vëllëzër dhe një grua shtatëzënë kanë marrë lëndime trupore. Ata menjëherë janë dërguar në Qendrën Emergjentë në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
Nuk dihet ende nëse janë jashtë rrezikut për jetë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave ka dal nga rruga kryesore.
Llapi.info ka kontaktuar edhe komandantin e Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Trafiku Rajonal./Llapi.info