Personi i cili dyshohet të ketë vrarë 43- vjeçarin, Nazmi Ajetin të hënën pas mesnate në fshatin Milloshevë, dje është dorëzuar në Polici. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Në lidhje me rastin raportohet se me 09.12.2015 është vetë dorëzuar në Polici i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka dorëzuar edhe një pistoletë të tipit TT me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info