501.94 metër kub dru janë konfiskuar gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2014 nga Komuna e Podujevës prej prerësve ilegal. Prej tyre 427.61 metër kub dru zjarri dhe 74.33 metër kub dru teknik.
Në një raport të nxjerr nga Drejtoria e Bujqësië, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës gjatë kësaj periudhe janë ngritur 255 fletparaqitje kundërvajtse dhe 383 fletparaqitje penale. Nga fletparaqitjet kundërvajtse nga gjykata kanë arritur 128 aktvendime pozitive dhe 10 negative. Ndërsa, nga fletparaqitjet penale nga gjykata kanë arritur 164 aktvendime pozitive dhe 206 negative.
Kurse, gjatë muajit Janar – Shkurt 2015 janë konfiskuar 29.30 metër kub dru. Në gjykatë janë ngritur 21 fletparaqitje kundërvajtse dhe 46 fletparaqitje penale. Nga fletparaqitjet kundërvajtse kanë arritur 28 aktvendime pozitive dhe 30 negative, ndërsa, nga fletparaqitjet penale nga gjykata kanë arritur 22 aktvendime pozitive dhe 12 negative.
Llapi info ka provuar të kontakoj me Drejtorin e Bujqësië, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi, për të pyetur se çfarë është bërë me këta drunjë dhe a ka në plan komuna me i ripyllëzue hapësirat e dëmtuara, mirëpo, ai nuk është përgjigjur në telefon. Në telefon nuk janë përgjigjur as Zyrtarët e Informimit në Komunën e Podujevës. /llapi.info