Drejtori i Drejtorisë së Inspektsionit në Komunën e Podujevës, Hamdi Jaha, është zgjedhur anëtarë i bordit të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit, njofton Llapi.info.
Jaha është emëruar anëtar në bordin e AKP-së së bashku me Hasime Mazreku, Skender Komoni, Ismail Jonuzi, Haxhi Arifi, Rajko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu, pas votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e bordit të
AKP-së. Kurse, kryesues i AKP-së u votua Petrit Gashi.
Bordi i AKP-së u votua me 65 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime./Llapi.info