Kërkesa për asfaltimin dhe rregullimin e trotuarit në rrugën e fshatit Surkish nuk është miratuar tash e pesë vite nga ana e zyrtarëve komunal. Mos asfaltimi i kësaj rruge dhe mosrregullimi i trotuarit po paraqet rrëzik për fëmijët e kësaj pjese. Çdo vit një ose dy fëmijë goditen nga veturat.

Besnik Bulliqi, banor i fshatit Surkish në debatin publik që u organizua me qytetarë të mërkurën në Kuvendin Komunal ka thënë se kërkesa për trotuar në këtë rrugë është bërë tash e pesë vitë, por ajo asnjëherë nuk është miratuar. Ai ka përmendur faktin se nuk kalon vitë për pa u goditur nga vetura ndonjë fëmijë.

“U përmenden shumë pjesë që kanë me u shtru me kocka trotuarët, por nuk u përmend pjesa e Surkishit. Zoti Abazi e dini ju qysh është gjendja atje. Çdo vjet dy ose tre fëmijë shkilen dhe kjo është mjatë shqetësuese. Është kërkesë që e kemi bërë vazhdimishit që pesë vjet”, ka thënë Besnik Bulliqi.

Ndërsa, Abaz Llugaliu, drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Podujevës, ka thënë se kolegu i tij, Durim Salihu, ka hequr projektin nga lista e projekteve për vitin 2016.

“Projekti për rrugën po shihet se nuk është as në vitin e ardhshëm. Nuk shkon gjithëçka me të njofshëm, sepse kolegu im e ka hjek projektin për asfaltimin e asaj rruge”, ka thënë Llugaliu.

Për heqjen e projektit për rrugën e fshatit Surkish, Durim Salihu, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, ka thënë se projekti është hequr për shkak se është dorëzuar me vonesë.

“Projekti është dorëzuar shumë vonë, kur ka kaluar lista prioritare. Por shpresoj që me rishikim të buxhetit ose me ndihmë të qeverisë të asfaltojmë atë rrugë në mundësin e parë, sepse ka nevojë të domosdoshme”, ka thënë Salihu./Llapi.info