Ish-drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Nexhmi Rudari, është emëruar Nënkryetar i Komunës së Podujevës.
Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale të Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, e ka emëruar Nexhmi Rudari, Nënkryetar të Komunës së Podujevës.
Rudari deri më tani ka shërbyer si drejtor i Drejtorisë së Arsimit, kurse në pozitën e nënkryetarit ai vjen pasi nënkryetari i deritashëm, Agim Kikaj, në zgjedhjet e fundit nacionale fitoi mandatin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës./llapi.info