Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka kremtuar sot 16 vjetorin e themelimit të kësaj dege dhe njëherit takimin përmbyllës vjetor. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur Zyra e Informimit të kësaj dege përmes një komunikate për media.

Me rastin e 16-vjetorit të themelimit të PDK-së, dega në Podujevë, kryetari i kësaj dege Muhamet Latifi tha se viti që po e lëmë pas ka qenë vit jo i lehtë për Republikën e Kosovës, institucionet janë ballafaquar me bllokada dhe sfida të ndryshme, por se Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar dhe e vendosur që të vazhdojë në rrugën e ndërtimit dhe forcimit të shtetit dhe në rrugën e integrimeve evropiane.

Latifi tha se fitorja e PDK-së në Podujevë do të jetë e pashmangshme.

“Aktivistë të nderuar, ju ftojë që angazhimin ta vazhdoni me përkushtim dhe bindje se fitorja jonë është e sigurt në zgjedhjet e ardhshme në komunën tonë. Kjo nuk do të jetë për ne privilegj, por përgjegjësi në dhe angazhim për përmirsimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka thënë Latifi.

Siç njofton komunikata, i pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe sekretari i PDK-së, Basri Musmurati, i cili falenderoi dhe i uroi të gjithë strukturat dhe aktivistët e degës së PDK-së, në Podujevë.

“Në tetë vitet e kaluara, Partia Demokratike e Kosovës është fituese e njëpasnjëshme e zgjedhjeve parlamentare. I patejkalueshëm është edhe kontributi juaj për këto fitore. Me fitoren e PDK-së nisëm dhe përfunduam projektet e mëdha politike dhe zhvillimore të vendit tonë. Andaj e themi fuqishëm se këto janë mundësuar falë angazhimit, përkushtimit, bashkëpunimit dhe ndihmës suaj. Jam i bindur se me këtë angazhim qe keni ju, fitoreve të radhës së PDK-së do t’i bashkohet edhe Podujeva”, ka thënë Musmurati./Llapi.info

IMG_6264

IMG_6265

IMG_6266