Ka filluar ndërtimi i shtëpisë për dy jetimët nga Podujeva, njëri 18-vjeçar dhe tjetri 12-vjeçar. Fillimi i ndërtimit të shtëpisë ka ardhur si rezultat i kontributit të disa bamirësve të cilët janë paraqitur menjëherë pas publikimit të këtij rasti nga ana e imamit të Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu, në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Lajmin për fillimin e punimeve për ndërtimin e shtëpisë e ka bërë të ditur imami Imri Llugaliu përmes postimit të disa fotografive në facebook, me ç’rast ka falenderuar të gjithë kontribuesit.

“Elhamdulilah, punimet filluan për shtëpinë e dy jetimëve (njëri 18 dhe tjetri 12 vjeçar) të cilët qe 7 vite kanë jetuar pa babë e nënë nën gërmadhat e kësaj shtëpie nga balta e cila sot e pati ditën e fundit të jetës së saj për t’ia lëshuar vendin një shtëpie të re e cila inshaAllah do të ndërtohet së shpejti. Shfrytëzoj rastin të i falënderoj të gjithë ata që i’u bashkangjitën iniciativës tonë për t’ju ndihmuar këtyre jetimëve dhe lus Allahun që t’i shpërblejë në të dy botërat me të mirat e Tij..”, ka shkruar Llugaliu në facebook, përcjell Llapi.info

Poashtu, Llugaliu ka publikuar disa foto ku shihet projekti përfundimtar i shtëpisë së re të dy jetimëve.

12346498_450278308488942_3292429087814969535_n 1916961_450278278488945_6165337582430216793_n

Tani, dy jetimëve u është siguruar qëndrimi në një hotel derisa të u ndërtohet shtëpia. Pritet që ata gjatë kësaj faze të kalojnë në një banesë me çira./Llapi.info

Lexo edhe këtë: Gjendja e vështirë e dy jetimëve nga Podujeva, kërkohet ndihmë për ta

12391899_450192435164196_2559140659751083590_n
1935483_450192385164201_6845434783417676527_n

12369148_450192415164198_2173291427484567654_n