Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi IbrahimiT, i është djegur vetura zyrtare e tipit ‘Range Rover’, mbrëmë rreth orës 23:00 në qytetin e Podujevës, ku edhe jeton, afër banesës së tij, raporton Indeksonline, përcjell Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar vetë Ibrahimi për Indeksonline, mirëpo ai është kursyer nga vlerësimet për shkak të pozitës që mban.

Ai ka thënë se nuk ishte vetura e tij personale, por zyrtare, që e kishte parkuar para banesës së tij në Podujevë.

“Nuk është veturë personale e imja, është e gjykatës. Më duket se është vetura e parë e gjyqtarëve që është djeg”, ka thënë Ibrahimi për Indeksonline.

“Më duhet të përmbahen nga komentet sepse thjesht mund të ketë konotacion, nga pozita që kam nuk më lejohet të jap ndonjë koment”.

“Vetura që është tërhequr nga Policia mbrëmë natën. Vetura është djeg rreth orës 23, është shkatërruar brenda tërësisht”, ka treguar Ibrahimi./Indeksonline/