Tualetet e shkollës fillore “Hamit Sejdiu” në fshatin Kërpimeh të Podujevës janë në gjendje të mjerueshme, edhe pse shkolla nuk i ka më shumë se pesë ose gjashtë vite kur është ndërtuar. Gjendja e mjerushme e tualeteve të kësaj shkolle mund të shihet në fotot të cilat kanë arritur në redaksi të portalit “Llapi.info”.

Sipas lexuesit që i ka dërguar fotot, mësimin në këtë shkollë e vijojnë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën (nga dy paralele për secilën klasë).

Një gjendje e tillë e tualeteve paraqet rrezik që fëmijët të cilët vijojnë mësimin në këtë shkollë të infektohen nga ndonjë sëmundje./Llapi.info

12404211_10207434857088197_55897136_n

12404441_10207434865608410_1195223171_n

702890_10207434858008220_1226853870_n

12380340_10207434864088372_1839351150_n