Tre persona të gjinisë mashkullore kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në rrugën “Ali Ajeti”, në drejtim të rrugës së Lagjës së Dëshmorëve. Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Qendrën Emergjentë në Podujevë.

Sipas mjekut, njëri prej të lënduarëve është dërguar në Qendrën Emergjentë në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për në shtëpi.

Siç tregon mjeku, të lënduarit nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe policia.

Ky është aksidenti i tretë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Podujevë, për të cilët Llapi.info ka raportuar./Llapi.info

12404267_1017351668286012_2054816753_n

12380028_1017351688286010_1407941464_n

12395432_1017351684952677_1667264649_n