Policia e Kosovës njofton në raportin 24-orësh se dje në Podujevë në ora 13:55 është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke e therur me mjet të mprehtë viktimën mashkull.
Siç njofton policia, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Llapi.info