Portieri i Llapit, Armend Blakqori, është larguar nga skuadra bardhekaltër dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri.

“Kam arritur një marrëveshje me Llapin për t’u larguar nga skuadra. Falënderoj klubin për këto dy vite bashkëpunim, mirëpo tani është koha për t’u larguar”, deklaroi Blakqori për GazetaOlle.com, përcjell Llapi.info.

E kam marrë edhe fletëlëshimin dhe tani jam në pritje të ofertave të reja. Do të mendoj shumë mirë, para se të vendosi se te cila skuadër do të transferohem në afatin kalimtar të janarit”, shtoi ai.