Nexhat Llumnica, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, dega në Podujevë, ka thënë për Llapi.info se Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në oborr. Sipas tij, ajo duhet të shkojë në pushim për shkak se Kushtetutën e Kosovës e kanë bërë “drrasë”.
“Qeverisë së Kosovës i duhet pushimi sepse i ka humbur rruga në oborr. S’kanë faj përgjegjësinë e madhe të shqetësuar për papunësinë po e humbin edhe territorin, kështuqë ju dëshiroj pushim të këndshëm”, ka thënë Nexhat Llumnica për Llapi.info.
Ai ka shtuar se kryeministri së bashku me ministrat duhet të shkoj në pushim dhe ta lënë qeverinë sepse Kushtetuta e Kosovës është bërë “drrasë” nga ta./Llapi.info.