Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur sot Qendrën Informative për Bujqësi në Podujevë. Qendra është hapur në një takim me fermerët llapjanë në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Objektivi i hapjes së kësaj qendre është ngritja e efikasitetit të shërbimit këshillimor për fermerë dhe për palët e tjera të interesit. Është qendra e 29-të me rradhë në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian.

Vezir Januzi, zv.ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se kjo zyre e informimit do ndihmojë fermerët të informohen në kohë për gjithçka. Ai u ka bë thirrje fermerëve që të mos hezitojnë kur kanë nevojë për ndihmë dhe çdo here të ofrohen tek zyra e informimit.

Zijadin Gonjovci, udhëheqës i projektit të BE-së, foli për shërbimet që do t’i ofrojë ky projekt.

“Projekti i BE-së është projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian. Qëllimi i saj është përmirësimi i ofrimit të shërbimit këshillimor sipas kritereve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Gonjovci.

Sipas tij, disa nga aktivitetet që i përmban ky projekt janë: Rritja e kapacieteve dhe trajnimeve, përgaditja e legjislacionit gjyqësor, mundësitë e intergrimit të grave në biznes, komunikim më i mirë në rritjen e cilësisë së trajnimeve, etj.

Qendra Informative Komunale ofron infrastrukturën fizike më anë të së cilës arrihet unifomiteti i standardeve profesionale këshillimore dhe kushtet e performancës nëpër të gjitha komunat, duke e mundësuar Këshilltarin Komunal për Bujqësi, që të:

Bashkëpunojë dhe të merr pjesë në të gjitha shërbimet këshillimore dhe aktivitetet e donatorëvë të koordinuara nga DSHKT- MBPZHR, dhe

Të jetë përgjegjës për zbatimin e PZHRB-së 2014 – 2020, strategjisë për shërbime këshillimore për vitin 2012 – 2016, Ligjit për Shërbimet Këshillimore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, dhe të udhëzimeve administrative të shoqrurara të tij./llapi.info