Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Sekiraqë të Podujevës.
Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Policia e Stacionit të Podujevës. Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Ata thanë se sipas Emergjencës deri më tani është raportuar për një të lënduar.
Llapi.info ka kontaktuar mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë, por ky i fundit ka thënë se nuk është në dijeni për aksidentin.
Edhe pse tashmē ka kaluar një orë nga aksidenti, rruga në magjistralen Podujevë- Prishtinë është e bllokuar nga kolona e gjatë e e veturave./Llapi.info.