Policia e Kosovës njofton në raportin 24-orësh se dje në Podujevë në ora 08:30 është raportuar për një dhunë në familje, me ç’rast i dyshuari mashkull K/Shqiptar (djali me probleme shëndetësore) ka sulmuar fizikisht nënën e tij K/Shqiptare.
Sipas policisë, te viktima nuk janë vërejtur lëndime të dukshme trupore dhe e njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor.
“Me vendim të Prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rastin në polici e ka denoncuar babai i djalit./Llapi.info