Objekti i ri i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë është ndërtuar me dhjetë klasë më pak se që ka pasur objekti i vjetër i kësaj shkolle. Një gjë të tillë për “Llapi.info” e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Bajram Hasani, i cili ka ngurruar të jap më shumë detaje për portalin “Llapi.info” duke thënë se drejtori është ai që duhet të përgjigjet në pyetje.
Ndërsa, drejtori i Sh.F. “Naim Frashëri” në Podujevë, Skender Haxhiu, përmes një prononcimi telefonik për Llapi.info duke mos bërë të ditur numrin më të vogël të klasvëe, ka thënë se shkolla i plotëson të gjitha kushtet për hapësirën që ka.
“Kushtet në shkollë janë jashtëzakonisht të mira. Shkolla i plotëson të gjitha kushtet për hapësirën që ka. Është java e tretë që kemi filluar mësimin dhe kemi filluar mjaftë mirë”, ka thënë Skender Haxhiu.
Ai ka bërë të ditur se mësimi në këtë shkollë është duke u zhvilluar me tri ndërrime, ashtu siç ka qenë edhe në objektin e vjetër të kësaj shkolle, vetëm se tani paraletet e klasëve janë në numër më të vogël se viteve të kaluara.
Haxhiu ka thënë se në të ardhmen pritet të ndërtohen edhe ankese tjera në shkollë.
“Të ardhmen presim që të ndërtohet ndonjë aneksë, të rregullohet oborri i shkollës, të ndërtohet salla e sportit, etj. Datë të caktuar për ndërtimin e këtyre nuk ka”, ka thënë ai, duke potencuar faktin se kushtet në objektin e ri janë shumë më të mira krahasuar me objektin e vjetër.
Mësimin në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë e vijojnë rreth 1200 nxënës, të cilët kanë humbur rreth tri javë ditë mësimi, por që e kanë kompenzuar ditëve të shtuna dhe këtë javë kur shkollat tjera kanë pasur pushim.
Për rrënimin e objektit të vjetër të Sh.F. “Naim Frashëri”, Komuna e Podujevës kishte paguar 36.000 euro./Llapi.info
Lexo edhe këtë: Komuna paguan 20 mijë euro më shumë për rrënimin e shkollës “Naim Frashëri”