Një mashkull ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në ora 10:28 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Policia e Stacionit të Podujevës.

Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e cila është rrotulluar.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë ka bërë të ditur për Llapi.info se një person i gjinisë mashkullore ka mbetur i lënduar. Sipas mjekut, për lëndimet e tij ende nuk dihet, pasi i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Një aksident tjetër ka ndodhur sot poashtu në fshatin Lluzhan, për të cilin Policia e Stacionit të Podujevës nuk ka dashur të jap informata tjera, përveç asaj që nuk ka të lënduar.

Policia  e Stacionit të Podujevës ka bërë të ditur se sot në Podujevë kanë ndodhur edhe disa aksidente tjera, por që këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë informatë tjetër./Llapi.info