Komuna e Podujevës nesër ka një mbledhje të rëndësishme të Kuvendit Komunal. Në mbledhjen të fundit për këtë vit, në rend dite është futur një pikë shumë interesante e që pritet të marrë votat e asamblistëve të Kuvendit Komunal.
Trungu i plepit, dushkut, ahut dhe shpardhit, pritet që të hyjnë në kuadër të monumenteve të natyrës.
Këto propozim-vendime janë në pikën e parë të rendit të ditës në mbledhjen që sipas një njoftimi të zyrës për media do të mbahet nesër në orën 10.
Nga ky njoftim pritet që si monument natyre të futet edhe druri që njihet si Bungu i Dyzit.
Pika e parë e rendit të ditës
1. Propozimi i vendimeve për mbrojtjen e vlerës së natyrës si monument i natyrës:
-Trungu i shpardhit (Quercus frainetto) – Dyz
-Trungjet e dushkut (Quercus sp.) – Llapashticë e Epërme
-Trungu i dushkut (Quercus sp.) – Llapashticë e Epërme
-Vrella dhe trungu i ahut (Fagus sp.) – Dobratin
-Trungu i plepit (Populus tremula) – Murgullë
-Trungu i plepit (Populus tremula) – Gërdoc
-Trungu i plepit (Populus tremula) – Orllan.