Luljeta Zhegrova është zgjedhur sportiste e vitit 2015 në Komunën e Podujevës, ndërsa, Valmir Veliu, 15 vjeçar nga fshati Dyz i Podujevës, është konsideruar si shpresa e sportit llapjan, raporton Llapi.info.
Në një ceremoni që është mbajtur sot nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu është bërë përzgjedhja e sportistit të vitit 2015 në Podujevë, si dhe ndarja e mirënjohjeve për disa lojëtarë të shkollave tjera të futbollit të Podujevës, me ç’rast Luljeta Zhegrova është zgjedhur sportiste e vitit 2015 dhe Valmir Veliu, futbollist i shkollës së futbollit “Liridoni” si shpresa e sportit llapjan.
Në një prononcim për Llapi.info, Valmir Veliu ka falenderuar dy trajnerët e tij, Bahri Osmanin dhe Fisnik Thaçin.
“Deri diku e kam pritur këtë çmim, por jo edhe aq shumë për shkak të konkurrencës që ka qenë. Këtë çmim i’a dedikojë dy trajnerëve të mi, Bahri Osmanit dhe Fisnik Thaçit, që falë punës së tyre të palodhshme së bashku arritëm ta marrim këtë çmim”, ka thënë Veliu./Llapi.info