Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë ka stolisur bredhin e qytetit të Podujevës me 13 rrenat e Agim Veliut, siç i ka quajtur kjo e fundit, raporton Llapi.info.

Stolisja e bredhit është bërë përmes një aksioni simblik që aktivstë të LVV-së kanë organizuar sot në ora 09:30 në sheshin e qytetit, në afërsi të komunës.

SAMSUNG CSC
Shefi i grupit të këshilltarëve të LVV, Haki Rudari, ka thënë se ky aksion ka pasur për qëllim që të paraqes 13 rrenat e Agim Veliut, të cilat nuk janë realizuar asnjëherë gjatë 13 viteve qeverisje të tij.

“Në këtë aksion simbolik ne kemi marrë 13 vitet e udhëheqjes së Agim Veliut. Kemi 13 premtime që realisht nuk janë realizuar dhe janë shëndërruar në 13 rrena të kryetarit aktual|, ka thënë Rudari.

Sipas Rudarit, disa nga 13 rrenat e Agim Veliut, janë: hapja e vendeve të reja të punës; përkrahja e grave në biznes; hapja e maternitetit; ndërimi i qendrës së kulturës; stacioni i ri i autobusëve; qendra sportive me fusha të hapura në tenis, futboll dhe basketboll, etj.

“Të gjitha këto mund të vijmë në një përfudnim se LVV vazhdimisht do të përcjell gjendjen e qytetarëve, do të jetë në kontakt me qytetarë dhe çdo premtim që nuk do të realizohet do të dalim përpara qytetarëve në mënyrë që qytetarët të mos mashtrohen”, ka shtuar Rudari.

Gjatë ditës Llapi.info do u sjell pamjet nga ky aksion simbolik i LVV-së./Llapi.info

SAMSUNG CSC